Nė Washington, kėngėtarja e mirėnjohur Merita Halili solli tingujt e muzikės shqiptare me dy koncerte. Ajo interpretoi e shoqėruar nga orkestra e drejtuar nga bashkėshorti i saj, Raif Hyseni nė qendrėn Kennedy, qendra mė e rėndėsishme kulturore e Washingtonit. Ata kėnduan edhe nė njė nga sallat e Bibliotekės sė Kongresit, institucion qė i organizoi tė dy koncertet
Fushata elektorale nė Maqedoni filloi e acaruar qė nė ditėt e para tė saj. Zeri i Amerikes u lidh drejtepėrdrejt ne telefon me Kryetarin e Partisė Bashkimi Demokratik pėr Integrim nė Maqedoni, Ali Ahmeti
Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaci takohen nesėr nė Shtėpinė e Bardhė me Presidentin Bush. Udhėheqėsit e Kosovės ndodhen nė Shtetet e Bashkuara nė vizitėn e tyre tė parė zyrtare qė pas shpalljes sė pavarėsisė. Gjatė takimit me udhėdheqėsit e Kosovės Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs shprehu angazhimin e qeverisė amerikane pėr tė vazhduar mbėshtetjen pėr Kosovėn.
Kryetari i Parlamentit tė Kosovės, Jakup Krasniqi mori pjesė nė Kuvendin e Partisė Demokrate nė Denver tė Kolorados. Ai dha njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės
Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara pritet tė debatojė sot lidhur me raportin e sekretarit tė pėrgjithshėm pėr rikonfigurimin e pranisė civile ndėrkombėtare nė Kosovė. Pėr tė diskutuar mė shumė rreth takimit tė Kėshillit tė Sigurimit, nė emisionin Ditari, u lidhėm drejtpėrdrejt nga selia e OKB-sė me Ministrin e Jashtėm tė Kosovės, Skėnder Hyseni.
Presidenti i grupit mediatik Top Media, Dritan Hoxha u nda nga jeta pas njė aksidenti tragjik nė njė nga akset kryesore tė Tiranės dhe si pėr ironi tė fatit, pak metra studiove tė televizionit 'Top Chanel' qė ai themeloi nė vitin 2001.
Gjatė vizitės sė tij nė Washington DC me ftesė tė Open Society, pėrfaqėsuesi i G 99 Erion Veliaj zhvilloi njė intervistė me gazetaren Laura Kondi nė VoA, 'Zėri i Amerikės' Veliaj ishte i ftuar nė aktivitetin e organizuar nga Open Society: Democracy, Demolition and Development: Albania's Crooked Road to the Ėest (Demokracia, Shkatėrrimi, Zhvillimi: Rruga problematike e Shqipėrisė drejt Perėndimit)
Presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi, u bėri thirrje Kombeve tė Bashkuara tė njohin pavarėsinė e Kosovės, kėtė realitet tė ri politik, ekonomik dhe social, qė meriton plotėsisht tė jetė sa mė parė anėtar i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, siē u shpreh kreu i shtetit shqiptar